FORO INTERNACIONAL ACCION CATOLICA INTERNATIONAL FORUM CATHOLIC ACTION
FORUM INTERNAZIONALE AZIONE CATTOLICA FORUM INTERNATIONAL ACTION CATHOLIQUE

FTO IPESHKEVIN TEND!

Duke fillua nga koha e Ardhjes 2017, Koordinimi per te rinjte i FIAC shpall  iniciativen “Fto Ipeshkevin  tend”, nje menyre konkrete dhe e thjeshte per tu pregatitur per Sinodin.

Do te deshironim  qe grupi i te rinjve te Veprimit Katolik ne te gjithe boten te gjente  raste takimesh me meshtaret e tyre qe te mund te njihen, te perballen per te sjelle ne jetet  e kishave tona lokale, endrrat, frikerat, eksperiencat dhe pikepamjet e te gjithe te rinjve . Te bejme hapin e pare ne menyre qe Ipeshkevinjte tane te mund te na njohin me mire ne dhe shume nga bashkemoshataret tane qe  jane larg nga besimi dhe nuk jane pjese ne asnje nga ecjet kishtare.

Ti leme hapesire kreativitetit per te menduar keto takime:  mund te ftojme Ipeshkevinjte tane ne nje takim apo aktivitet te grupit  famullitar, por edhe per nje aperitiv  apo per nje moment kulturor, sportiv ose edhe ne vende te grumbullimit rinor jashte mureve te famullise.

Ajo qe eshte e rendesishme eshte perfundimi.
Duke qene se te rinjte e Veprimit Katolik, bashke me asistentet tane, jemi te sigurte  qe Sinodi, sic ka nenvizuar Papa Francesku ne letren e 13 Janarit (Beni qe te degjohet thirrja juaj, lereni te tingelloje ne komunitet dhe beni qe te arrije tek meshtaret), do te favorizojne degjimin e gjithe te rinjve nga ana e meshtareve:  do te donim  te ishim mes atyre qe ndihmojne te lidhin, te bejne bashke dhe te krijojne nje eksperience takimesh dhe dialogu ne mes te rinjve dhe Ipeshkevinjve tane .

Atehere nuk na mbetet gje tjeter vecse te te urojme … fto Ipeshkevin tend!

Do te veme ne qarkullim te gjitha eksperiencat qe do te jetojme ne Ardhjen e Sinodit!

Michele, Luisa e don Tony
Pergjegjes per koordinimin e te rinjve.

Logo © Paul Marincean – AC Oradea, Romania

wps_subtitle:
pl_view_post:
408